Pulë me pure selinoje
1. Filetojmë në copa të prera (jo kubike) gjoksin e pulës
2. Në tigan me pak gjalp skuqim gjoksin e pulës
3. Pasi të ketë marrë ngjyrë të florinjtë shtojmë soya, mjaltë dhe pak sheqer
4. E ziejmë deri sa të kemi përftuar një masë të lidhur mirë e jo të thatë
5. Në një tenxhere ziejmë pataten me selinon të pastruar me 250 ml qumësht, 250 ml ujë, kripë, piper, gjalp
6. Selinon dhe pataten pasi të jenë zierë e kalojmë në blender duke shtuar pak nga lengu ku u zienë, vaj ulliri dhe borzilok
7. Shërbejmë duke vendosur veçmas pulën nga pureja e selinosë
Kujdes përdorimin e kripës dhe yndyrës